Wednesday , 25 November 2020

SHKODER, RIKTHEHET TRAFIKU I RENDUAR

Festat e fundvitit ne qytetin e Shkodres kane rikthyer kaosin ne trafik, i cili kete te premte ka qene tejet i renduar.Ndonese kemi ne ditet e para te dhjetorit, automjetet e kane patur te veshtire te qarkullojne ne cdo rruge brenda qytetit. Rradhe te gjata ka patur kryesisht ne aksin nga ish kryqezimi i deges per tek ish 5 heronjte dhe anasjelltas.

Po ashtu i njejti kaos ne trafik ka qene edhe nga ish 5 heronjte per ne Rus. Ndonese disa muaj me pare efektivet e policise i bene thirrje drejtuesve te automjeteve te perdorin unazen lindore dhe ate perendimore, serish duket se te gjithe qytetaret synojne qe te qarkullojne ne akset kryesore duke shkaktuar keshtu edhe trafik. Pavarsisht faktit se ne disa pika ka patur kontrolle nga ana e efektiveve. ne disa te tjera nuk ka patur anje polic rrugor per te normalizuar qarkullimin.

Po ashtu nje nder shkaqet kryesore te krijimit te trafikut jane edhe parakalimet e gabuara. ndonese gjobat jane rritur, per drejtuesit e mjeteve eshte veshtire qe te kete ndergjegjesim. Po ashtu ne ditet vijuese, ku edhe emigrantet rikthehet ne festat e fundvitit, qarkullimi pritet te jete po kaq i renduar.

Lexoni dhe kete

“SOT PËRBALLEMI ME SFIDA TË SHUMTA”

Sot përballemi me sfida të shumta, me goditje ndaj fesë tonë, siç janë edhe fushatat …