Wednesday , 25 November 2020

SHKODER, RRUGA E DRISHTIT E BRAKTISUR PREJ VITESH

Fshati Drisht ne Njesine Administrative Postrribe eshte lene ne harrese te plote prej vitesh. Rruga qe lidh kete fshat me qytetin e Shkodres ndodhet ne nje gjendje teper te amortizuar. Ashtu sic shihet edhe ne pamje, ne kete rruge jane shume gropa te mbushura me uje prej reshjeve te shiut.

Vete banoret shprehen per Tv Rozafa se ne kete rruge nuk eshte nderhyre prej vitesh dhe kalimi ne kete rruge eshte teper i veshtire.

Edhe pse ndodhet pak kilometra larg qytetit te Shkodres, kjo rruge qe lidh edhe fshatra te tjere me qytetin e Shkodres, akoma nuk ka marre vemendjen e pushtetit lokal. Pavaresisht premtimeve ne fushata elektorale, banoret e kesaj zone detyrohen te ecin mes baltes dhe gropave per te dale ne qytetin e Shkodres. Amortizimi i rruges ka bere qe levizjet e automjeteve, pervec fugonave, te jene te vogla gjate dites.

Lexoni dhe kete

NDARJA NGA JETA E BABAIT TË MYFTIUT TË SHKODRËS

Është përcjellur për në varrezat e qytetit babai i myftiut të Shkodrës, Bardhyl Sytari. Ai …