Monday , 26 October 2020

SHKODER, RRUGA NE “FSHATI I RI” SI NE MESJETE!

Rruga ne Fshatin e Ri te Njesise Administrative Postrribe ne Shkoder eshte lene ne harrese te plote. Ashtu sic shihet edhe ne pamje, reshjet e shiut kane veshtiresuar me teper kalimin ne kete rruge, e cila ndodhet mes gropave dhe baltes.

Vete banoret e zones shprehen se te kalosh ne kete rruge ne kembe eshte teper e veshtire dhe duhet te levizin me automjete te ndryshme. Sipas tyre, ne kete rruge nuk eshte nderhyre prej 20 vitesh. Problemi i rruges behet me i madh per femijet, qe duhet te kalojne mes ujit per te shkuar ne shkolle.

Ne kete zone jetojne me dhjetera familje dhe duket se askush nuk kujtohet per to. Vetem ne raste zgjedhjesh, kjo zone merr vemendjen e pushtetit lokal, qe e ka lene kete fshat si ne mesjete, edhe pse ndodhet pak kilometra larg qytetit te Shkodres.

Lexoni dhe kete

VJERDHA: TË HËNËN RIKTHEHEM NË PUNË

Nga e hëna, Fuat Vjerdha do të kthehet në krye të Gjykatës së Apelit të …