Një ditë e zakonshme në Shkodër të jep panoramen e një qyteti i cili në asnjë ditë nuk është prekur nga COVID 19-të, paçka se gjatë vitit që lam pas dhe në këto katër ditët e parë të janarit të 2021 numri i viktimave nga virusi sipas të dhenave zyrtare është 85 persona, duke mos llogaritur ata të cilët nuk janë diagnostikuar me COVID 19, por që shkak kryesor i vdekjes janë pasojat që ka lënë virusi.
Numri i të infektuarëve me Koronavirus në Shkodër vazhdon të jetë i lartë ku aktualisht kemi 341 të infektuar aktiv, ndërsa në total nga fillimi i pandemisë 2221 persona rezultojnë se janë shëruar nga COVID 19-të kurse në total në Bashkinë e Shkodrës janë infektuar 2652 persona.
Por qytetarët duken të shkujdesur dhe madje pa asnjë llojë masë mbrojtjes ndaj koronavirusit.