Tuesday , 25 January 2022

SHKODER, SHKRUMBOHET BANESA NE GJUHADOL!

Luhatjet e energjisė elektrike kanė bėrė qė anėtarėt e familjes se regjisorit te mirenjohur shkodran Gjovalin Stefes  nė “Gjuhadol” nė qytetin e Shkodres tė mbesin nė qiell tė hapur, pasi shtėpia ku banonin ėshtė shkrumbuar nga zjarri. Ngjarja e rėndė ka ndodhur rreth orės 20:00 tė sė martes, ku sipas dėshmitarėve nė vendngjarje disa luhatje tė njė pas njėshme tė tensionit tė energjisė elektrike kanė shkaktuar zjarrin nė banesėn dykatėshe, ndėrsa flakėt janė pėrhapur menjeherė nė tė gjithė objektin duke e shkrumbuar brenda pak minutash tė gjithė banesėn.

Nė banesė nė momentin e zjarrit ka qėnė Gjovalin Stefa sėbashku me bashkeshorten tė cilėt kur kanė verejtur zjarrin kanė dalė menjėherė nga banesa dhe pėr pasojė nuk ka patur asnjė tė dėmtuar. Kanė qenė banorėt e lagjes tė cilėt kanė njoftuar menjherė zjarrfikėsen sapo kanė parrė zjarrin, por pavarėsisht ndėrhyrjes sė saj shuarja e flakėve ka qėnė e pamundur pasi zjarri ėshtė pėrhapur nė tė gjithė objektin,  ndėrsa ka rrezikuar edhe banesat pėrreth. Ndėrkohe sipasojė e zjarrit janė shembur edhe tratrėt e katit tė dyte duke ndikuar negativisht nė ndėrhyrjen e zjarrefikesve brenda objektit pėr shkak tė rrezikshmėrisė. Megjithate forcat zjarrėfikėse kanė bėrė cmosin pėr lokalizimin e zjarrit dhe shuarjen e tij pasi banesa dykatėshe ka qėnė ngjitur me shtėpite e tjera dhe nė disa momente ka rrezikuar seriozisht kėto tė fundit.

Ndėrkohė nė vendngjarje kanė mbėrritur edhe eskpertėt e policisė hetimore tė cilėt kanė nisur hetimet pėr zbardhjen e shkaqeve tė rėnies sė zjarrit i cili shkrumboi banesėn dy katėshe nė lagjen Gjuhadol. Burime brenda bluve bėjnė tė ditur se shkak i zjarrit dyshohet tė ketė qėnė njė shkendije elektrike e cila ėshtė shkaktuar nga luhatja e tensionit.  Pėrvec dėmeve materiale Stefa ka humbur edhe njė fond tė rėndėsishėm librash, e cila  trashėgohej prej vitesh.

Lexoni dhe kete

TƋ DYSHUAR PƋR VRASJEN E PASHKO UJKƋS NƋ SHKODƋR, GJYKATA E SHKODRƋS LIRON NGA BURGU 2 SHTETASIT

Gjykata e ShkallĆ«s sĆ« ParĆ« nĆ« ShkodĆ«r ka liruar nga burgu autorin e dyshuar tĆ« …