Wednesday , 20 June 2018

SHKODER, SHPERTHIM ME TRITOL NE QENDER TE QYTETIT

Një shpërthim me eksploziv ka tronditur qytetin e Shkodres në orët e para të mëngjesit të se Premtes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qender te qytetit pranë “Ish- 5 Heronjve” në lagjen “Vasil Shanto”. Ka qënë ora 01:40 minuta kur në godinën 3- katëshe në pronësi të Avdyl Dergutit, në katin e parë të godinës që sherbente si dyqan rrobash është vendosur një sasi eksplozivi që dyshohet të ketë qënë tritol. Veç dëmeve në subjektin ku ishte vendosur tritoli, shpërthimi ka shkatuar dëme edhe në subjektet që ndodheshin afër, ndërsa për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Eksplozivi ka dëmtuar dyqanin si dhe shkallat ngjitur të godinës. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor ndërsa ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërtesa ka qenë e pajisur me kamera sigurie, filmimet e të cilave pritet që të zbulojnë autorët. Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet flimike ndërsa ka marrë në pyetje edhe pronarin e objektit.

Avdyl Derguti ka deklaruar se nuk ka pasur konflikt me njeri, por sipas të dhënave të para dyshohet që shkak të ketë qe një një konflikt pronësie. Policia po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Lexoni dhe kete

60-VJEÇARI SHKODRAN U MENDUA SE VDIQ PER SHKAQE NATYRALE, POR E VERTETA ESHTE TJETER

Mehdi Kavaja rreth 60 vjec eshte gjetur pa shenja jete ne punishten e tij ne …