Thursday , 22 February 2018

SHKODER, SHTEPIA-MUZE KU JETOI PER 1 VIT NENE TEREZA

Sot mbushen 20 vite nga vdekja e  Nene Terezes.Gjurmet e saj gjenden ne te gjithe Shqiperine, Shkodra po ashtu ka nje pjese te historise se Nene Terezes, pasi aty Shenjtoria mendohet se jetoi pergjate 1 viti. Pronari i baneses Tonin Prela tregon se ne banese ndodhen disa objekte që I përkasin familjes së nënë terezes, si karrika, tryeza disa orendi tjera apo edhe mulliri I kafës.

Ndonese ka rreth 1 dekade qe kjo shtepi eshte kthyer ne muze, te pakte jane ata qe e njohin. Ndersa vizitoret jane kryesisht peligrinazhe. Zhgenjimi nga institucionet per promovimin e shtepise-muze shihet qarte ne fjalet e Toninit, i cili nuk ka vendosur as tarife per te vizituar kete muze.

Vendosja e pllakës në derë u bë në vitin 2010 nga Këshilli Bashkiak I Shkodrës dhe ka qenë I vetmi investim I kryer nga institucionet publike. Ndersa as ne kete pervjetor te vdekjes se humanistes shqiptare nuk pati ndonje aktivitet nga kisha katolike  ne metropolin verior.

Lexoni dhe kete

4 MLN EURO PER RIKONSTRUKSIONIN E XHAMISE SE PLUMBIT

Qeveria e Turqisë pritet që të financojë një projekt për restaurimin e xhamisë së Plumbit …