SHKODER, TE SHTENA ME ARME ZJARRI NE POSTRRIBE

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Drisht të Postribës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së sotme dhe bëhet fjalë për një konflikt familjar.

Dy kushërinj të parë kanë debatuar me njëri tjetrin dhe njëri prej tyre ka marrë çiften në banesën e tij dhe ka qëlluar në ajër duke alarmuar banorët dhe policinë.

Efektivët kane sekuestruar armën çifte gjahu dhe kanë shoqëruar dy kushërinjtë për të dhënë sqarime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

NGJARJE E RENDE NE DAJÇ TE SHKODRES, JA ÇFARE U NDODHI 3 PERSONAVE NGA RRUFEJA

Një grua ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë …