SHKODER, U ARRATIS NGA KOMISARIATI ARRESTOHET 24- VJEÇARI

Arrestohet pas 5 muajsh Mikel Doçi, i cili u arratis nga komisariati i policisë së Shkodrës më 17 prill të këtij viti. Për arratisjen e tij u pezulluan disa punonjës policie dhe për disa të tjerw u vendosën paralajmërime. Doçi ishte shoqëruar ne Komisariat, sepse dyshohej se kishte qëlluar me armë në ajër drejt nje automjeti prane “Dugajve te Reja”, por mëngjesin e 17 prillit kur në komisariat nuk ndodheshin shumë punonjës policie, arriti që të arratisej.

I dyshyari u përlesh me policin dhe u arratis momentin kur po futej në dhomën e izolimit. Doci pasi ishte pyetur për dy orë, kur u nis të dërgohej në dhomat e paraburgimit, pa pranga, ai u arratis duke goditur disa herë me grushta policin që po e shoqëronte duke u larguar me shpejtësi. Pavarësisht thirrjeve për ndihmë nga efektivet e policisë, Doçi arriti të largohej pasi u fut në mes automjeteve të sekuestruara nga policia në oborrin e komisariatit e prej ka kapërcyer edhe murin rrethues.

Pas më shumë se 5 muaj arratisje, policia ka arritur që ta arrestojë sërish kete te enjte 24 vjecarin Doci.. Tani mbi të përveç akuzës “prodhim dhe armembajtje pa leje, prishje e qetesise publike, kanosje dhe shkaterrim prone do të rëndojë edhe akuza e “kundershtim i punonjesit te rendit publik”.

Lexoni dhe kete

LEZHE, ARRESTOHEN DY PERSONA TE SHPALLUR NE KERKIM

Në vijim të punës për kapjen e përsonave në kërkim dhe vendosjen e tyre para …