Thursday , 13 August 2020

SHKODER, UDHA E KRYQIT NE TARABOSH

E kthyer ne tradite tashme, edhe kete vit ne kohen e Kreshmeve, u kremtua Udha e Kryqit ne malin e Taraboshit. Besimtare te shumte nga Shkodra e famullite perreth iu ngjiten malit Tarabosh per te perkujtuar Mundimet e Jezusit dhe per te lutur 14 ndalesat e Udhes se Kryqit.

Pas kryerjes se 14 ndalesava, famullitari i Shkodres, Dom Artur Jaku dhe meshtari Dom Gjergj Simoni folen fjalet e tyre para besimtareve.

Lutja e Udhes se Kryqit filloi nga Kisha e Zonjes duke vijuar me pas nga sheshi para Fshatit te Paqes. Kjo ngjitje eshte nje lutje mjaft e dashur per besimtarin katolik gjate kohes se Kreshmeve, sepse jo vetem perkujton mundimet dhe vdekjen e Jezu Krishtit ne Kryq, por edhe u jep force per te perballuar veshtiresite e kesaj jete.

Lexoni dhe kete

“Aaa KUSH ASHT N’DERË” MBYLLET ME SUKSES

“Aaa kush asht n’derë” erdhi për publikun shkodran edhe mbrëmjen e së enjtes, i cili …