Tuesday , 26 October 2021

SHKODËR, VJEDHJA NË DYQANIN NË FSHATIN DRISHT. ARRESTOHET NJË TJETËR SHTETAS

Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 02.04.2021, në fshatin Drisht, ku dy shtetas vodhën nën kërcënimin e armës, një shumë parash në dyqanin e shtetases Y. C.

Si rezultat i veprimeve hetimore, më datë 06.09.2021 u bë i mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i njërit prej autorëve, shtetasi A. C., 18 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Gjithashtu, mëngjesin e kësaj të hënë është kapur dhe ndaluar autori tjetër i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje, shtetasi: D. Sh., 19 vjeç, banues në fshatin Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër.

Këta shtetas dyshohen se paraditen e datës 2 prill 2021, në fshatin Drisht, në bashkëpunim më njëri-tjetrin, kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një shumë parash në dyqanin e shtetases Y. C.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

NANO U PËRCAKTON DETYRAT DREJTUESVE TË RINJ TË POLICISË NË QARQE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka firmosur ndryshime të reja në …