Tuesday , 26 October 2021

SHKODËR, VJEDHJE NË NJË DYQAN NË FSHATIN DRISHT

Policia e Shkodrës vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Kështu, është vënë në pranga një 18-vjeçar, i dyshuar si autor i vjedhjes me armë të një shume parash në një dyqan në fshatin “Drisht” të njësisë administrative Postribë në Bashkinë Shkodër.

Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 02.04.2021, në fshatin “Drisht”, ku nën kërcenimin e armës dy shtetas kishin vjedhur një shumë parash.

Si rezultat i veprimeve të kryera u bë e mundur, identifikimi, kapja dhe ndalimi i njërit prej autorëve, A. C., 18 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Ky shtetas dyshohet se paraditen e datës 2 prill 2021 në fshatin Drisht, në bashkëpunim me shtetasin D. Sh., kanë vjedhur nën kërcënimin e armës në dyqanin e shtetases Y. C., një shumë parash njofton policia e Shkodrës.

Ndërkohë, shtetasi D.Sh., është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

NANO U PËRCAKTON DETYRAT DREJTUESVE TË RINJ TË POLICISË NË QARQE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka firmosur ndryshime të reja në …