SHKODRA BËHET ME NJË KOMPLEKS TË RI SPORTIV MODERN

Që nga pasditja e së enjtes, Shkodrës tashmë i është shtuar edhe një tjetër kompleks sportiv. Madje një kompleks më moderni që është ndërtuar deri më tani jo vetëm në këtë qytet por edhe në Veriun shqiptar dhe mbase në tërë vendin. Bëhet fjalë për kompleksin “Lici”, i cili është inaguruar pasditen e djeshme. Ka qenë Sead Lici, djali i presidentit të kësaj firme, ai që ka prerë dhe shiritin e inagurimit dhe më pas, në të dy fushat sportive kanë filluar ndeshjet. Bëhet fjalë për një investim shumë të madh jo vetëm nga ana financiare, por edhe nga mënyra e ndërtimit, çka e bën të veçantë në llojin e tij. Bari i përzgjedhur për shtrimin e fushave është ekologjik, i vetmi në Shqipëri i tillë. Po ashtu, dhomat e zhveshjes janë një luks i vërtetë ndërkohë që një tjetër e veçantë është edhe fakti që i gjithë ambjenti ka sistem ngrohje dhe ftohje, çka ia shton edhe më shumë origjinalitetin. Duke folur për mediat, Alban Neziri, familjar i ndërtuesit por edhe projektues i kësaj vepre gjigande, ka thënë se do jetë një investim që do t’i vlejë gjithë Shkodrës.

Kompleksi sportiv “Lici” ndodhet në unazën perëndimore të qytetit dhe që në ditën e parë të inagurimit të tij, ka patur shumë vizitorë që pikësëpari kanë qenë kureshtar për ta parë atë dhe me siguri që nesër e prapa do të jenë edhe në fushë për të luajtur.

Lexoni dhe kete

ROLAND VASIJA MEDALJE ARI NË TURNEUN E KOSOVËS

Tre xhudistë shkodranë kanë qenë pjesë e kombëtares shqiptare që mori pjesë në një turne …