Breaking News

SHKODRA I BASHKOHET PROTESTES SE OPOZITES NE KRYEQYTET

Që në orën 07:30 të kësaj të shtune janë nisur drejt Tiranës protestuesit e opozitës për të kërkuar dorëheqjen e ministrit Xhafaj dhe largimin e kryeministrit Rama. Nga Shkodra u nisën 10 autobusë bashkë me mjete private të protestuesve. Sipas kreut të PD-së në Shkodër, Ramiz Çobaj, nga i gjithë Qarku Shkodër është parashikuar të ketë mbi 5.000 protestues dhe u shpreh i vendosur për të protestuar deri në largimin e kësaj qeverie.

Ndërsa, për deputetin e PD në Qarkun Shkodër, Bardh Spahia, kjo është një protestë mbarëkombëtare e njerëzve të thjeshtë kundër krimit dhe drogës.

Gjatë nisjes për në kryeqytet, ashtu si herët e tjera kur ka pasur protesta, qyetarët u ndalën në afërsi të Kryebushatit për kontrolle nga policia, por më pas vazhduan pa probleme.

 

Lexoni dhe kete

LEZHE, PD FTON QYTETARET NE PROTESTE

Dega e Partisë Demokratike në Lezhë ka ftuar të gjithë qytetaret e këtij qarku pa …