SHKODRA NË QETËSI… EDHE KËTË TË DIELË, DEPUTETI GJUZI: MASAT JANË EKSTREME

Kjo e dielë ka rikthyer izolimin total të shqiptarëve në banesat e tyre. Edhe në qytetin e Shkodrës nuk shihje asnjë lëvizje të qytetarëve, me përjashtim të forcave policisë dhe ushtrisë që ndodheshin në terren.
Por, teksa vëzhgonim rrugët e qytetit, u vu re edhe prania e deputetit Kujtim Gjuzi, i cili kishte ardhur në ndihmë të një familje. I pyetur nga TV Rozafa edhe për masat e qeverisë, Gjuzi tha se masat janë ekstreme, janë me vendim të kryeministrit dhe jo parlamentit i cili duhej të mblidhej.
Ndërkohë, qytetarët do të qëndrojnë të izoluar deri mëngjesin e së hënës.

Lexoni dhe kete

ABUZIMET NË SHKOLLA, REAGON SHAHINI

Për dhunën apo abuzimin në shkolla me nxënësit reagoi nga salla e kuvendit ministrja e …