Saturday , 28 March 2020

SHKODRA, RENDI DHE QETESIA PUBLIKE NE NIVELE TE FRIKSHME

2020-ta ka hyrë vrullshem në Shkodër sa i përket ngjarjeve kriminale. Në njërën anë vetëm disa adoleshent që kanë qëlluar në ajër me armë zjarri janë arrestuar. Ndërsa fakti i sulmit të dy shtëpive me lëndë shpërthyese dhe një tjetër me armë zjarri, janë vetëm bilancet e dhëna përmes komunikatave zyrtare të policisë së shteti. Brenda një nate në Shkodër u sulmuan me lëndë plasëse dy shtëpi njëra i përkiste oficerit të policisë së shtetit Prel Milani dhe tjetra shtetasit Kolë Bungaja, të dyja këto u slumuan brenda një nate, ndërsa policia dhe grupi hetimor nuk ka asnjë të dhëne dhe asnjë version në lidhje me këto akte kriminale.

Madje mësohet se përvec se këto dy ngjarje nuk kanë lidhje me njëra tjetër, kemi të bëjmë me veprime të kryera nga persona të ndryshem. Por pa pasur asnjë të dyshuar apo asnjë të shoqëruar për këto ngjarje. Nga ana tjetër në mes të ditës në fshatin Grudë e re sulmohet shtëpia e shtetasit Gjergj Mhilli, dy vëllezër shpallen në kërkim sipas policisë si të dyshuar kryesorë.

Asgjë më shumë, as motive e as siguri, veprimet e kryera në terrën nga ana e grupeve hetimore kanë gjetur vetëm gëzhojat ndërsa në vendet ku kanë ndodhur shpërthimet vetem gjumret dhe dëmtimet që kanë lënë pas këto shpërthime. As sasinë e lëndëve plasesëse e as llojin, ndërsa për motivet të mos flasim. Siguria në Shkodër është në nivel shumë të ulëta pasi në njërën anë adoleshentet blerdhin me armë zjarri dhe qëllojnë në ajër për qefin e tyre në anën tjetër banesa të policëve sulmohen me lëndë plasese ndërsa në mes të ditës shtëpia e një 60 vjecari bëhet shoshë nga plumbat e kllashnjikovit.

Lexoni dhe kete

NIS FUNKSIONIMI I PLOTE I GJYKATES SE LEZHES

Tre muaj pas pezullimit të pjesës më të madhe të proceseve gjyqësore si pasojë e …