“SHKODRA TOURIST OFFICIAL BRAND”

Shkodra është bërë qyteti i parë në vend, i cili do të ofrojë për turistët dhe banorët e saj suvenire që do të mbajnë vulë certifikimi. Por, vendosja e kësaj kioske për informacionin turistik në mes të pedonales së qytetit ka sjellur edhe kritika nga qytetarët në rrjetet sociale. Por, për këtë ka reaguar edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, që jep sqarimet e saj.

Ademi tregon se kjo kioskë do të zhvendoset në disa zona të Bashkisë Shkodër.

Sipas Ademit, “Shkodra Tourist Official Brand” synon të sjellë risi në prodhimin e suvenireve dhe kjo jo vetëm që do t’u falë kënaqësi turistëve, por do të ndihmojë dhe të rinjtë vendës. Për Ademin ky është një projekt nxitës për turizmin, por dhe shërben si promovim për produktet artizanale vendase.

Lexoni dhe kete

“NUK ME TREMB KJO KLASE POLITIKE, IKJA E RINISE ME TMERRON”

Ikja e të rinjëve më frikëson, ndërsa kjo klasë politike aspak. E frikshme është ikja …