Monday , 28 September 2020

SHKODRA, VATËR KOMUNITARE E COVID 19

Distanca nuk respektohet, ndërsa qytetarët dynden në dyer të institicioneve duke mos përfillur fare rrezikun nga infeksioni.

Edhe pse masat janë marrë që në zyrat me një ndalesë siç është ADISA, ku hyrja bëhet në bazë të radhës dhe nuk lejohet hyrja pa maska dhe pa matje temperatures qytetarët dynden tek dera…

Nga ana tjetër Drejtororesha e Shendetit Publik Shkodër, Lindita Haxhija, kërkon që të ruhen masat sic janë distancimi social dhe mbajtjan e maskave.

Aktualisht në Shkodër janë 168 raste aktive me COVID 19. Institucionet publike dhe private përballen më së shumti me dybdje të njerëzve në dyert e tyre, ku nuk ka respektim të distancës fizike, duke u kthyer në burimin kryesor të infeksionit.

Nga njëra anë rriten shifrat e të infektuarve me Covid-19, nga ana tjetër qytetarët janë neglizhent nga rreziku qe bartë me vete ky virus.

Lexoni dhe kete

STUHIA SHKAKTON DËME TË MËDHA NË SHKODËR

Stuhia e së premtes në mbrëmje dhe e orëve të para të së shtunës ka …