SHKODRANET BRAKTISIN RAMA- METEN!

Qyteti i Shkodres ka pritur kete te diele kupolen shtetrore Rama- Meta ne prezantimin e kandidates se mazhorances Keti Bazhdarin, por edhe pse ishte paralajmeruar si nje takim mjaft I suksesshem ka ndodhur e kunderta. Qytetaret e Shkodres kane braktisur takimet e kryeministrite Rama duke nisur qe nga takimi I cilesuar si me I rendesishmi ai I perurimit te stadiumit Loro Borici. Organizatoret kishin marre masat qe ne fushen e stadiumit te vinin sa me shume njerez, megjithate pjesa me e madhe e tyre ishin gra dhe vajza te punesuara ne sektorin shtetror si dhe ate privat qe jane prane kandidates Bazhdari. Pamjet reale tregojne nje numer te vogel perkrahesish ne fushen e stadiumit Loro Borici ndryshe nga ato cfare serviren kamerat e kryeministrise, perkrahes keto qe ishin punetore te fasonerise ne Shkoder prane kandidates te majte, te cilat u perdoren si dekor ne perurimin e fillimit te punimeve ne stadiumin Loro Borici, ku ishte te pranishem te gjithe, me perjashtim te pronareve.

Por e njejta situate eshte ofruar edhe ne pedonalen Kole Idromeno ku dy partite kryesore te mazhorances, PS-LSI, u katandisen ne jo me shume se 300 persona ne nje shesh shume te vogel, edhe ai i sistemuar qe ne media te dukeshin qindra. Edhe pse ishin marre masat shkodranet edhe ketu e braktisen dyshen Rama Meta ndersa pjesemarres ishin vetem drejtues dhe punonjes te administrates si dhe pjestare te fondacionit te Bazhdarit.

Mesa duket, Rilindja ne Shkoder pas dy viteve qeverisje, eshte katandisur ne vetem 300 rilindas, dhe shpresat per marrjen e nje rezultati pozitiv ne bashkine e metropolit verior kane nisur te veniten qe ne prag te fushates elektorale.

Lexoni dhe kete

“PO TË DËGJOJ” NË DAJÇ

Gjatë turit #Potëdëgjoj, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ndal në Dajç të Shkodrës, …