Wednesday , 18 September 2019

SHKODRANET FLUKS KERKESASH PER AZIL POLITIK

Fluksi I shqiptareve te cilet kerkojne qe te largohen drejt vendeve te tjera te bashkimit europian per te kerkuar azil politik ka prekur edhe Shkodren. Vetem gjate 3 diteve te fundit ka patur rreth 40 kerkesa nga qytetaret per te marre letra sikur jane te ngujuar, ndonese kryetari I shoqates Misionaret e paqes Nikolle Shullani thote se nuk do jepet asnje leter pa autorizimin e gjykates dhe prokurorise.

I pyetur mbi destinacionin me te kerkuar Shullani thote se eshte Gjermania.

Nderkohe qe sot ministria e brendshme ka lajmeruar se ka nisur hetimet per kompanite e udhetimeve te cilat mundesojne largimin e shqiptareve drejt vendeve te bashkimit europian. Kjo pasi dyshohet qe disa kompani mashtrijne qytetaret se do te marrin azil politik ne vende te ndryshme te bashkimit europian. Nderkohe qe situate paraqitet alarmante edhe ne qarkun Shkoder. Sipas Shullanit arsya eshte ekonomia e dobet qe po I detyron shqiptaret qe te marrin rruget e botes.

Lexoni dhe kete

DITA BOTËRORE E NDËRGJEGJËSIMIT PËR LIMFOMAT

15 shtatori ka shënuar ditën botërore të ndërgjegjësimit për limfomat. Limfoma është kanceri që prek …