SHKODRANET: NDJESA E KRYEMINISTRIT E VONUAR

Gjate vizites se tij ne qytetin e Shkodres Kryeministri Edi Rama kerkoi falje per dekorimin e torturuesit te At Zef Pllumbit, por tha se qeveria e tij nuk ka gabuar as me dashje e as pa dashje por nuk ka pare me saktesi listen e emrave te te dekoruarve.

Por jane qytetaret shkodrane ata te cilet e kane cilesuar si te vonuar kete ndjese te Rames duke argumentuar se duhet ta kishte menduar me mire perpara se te dekoronte persona te tille.

Nderkohe kryeministri Edi Rama vetem nje dite pas largimit te tij nga Shkodra ku kerkoi falje publike, nepermjet nje statusi ne facebook e cilesoi si nje ndjese te imponuar. Ku edhe nje here tjeter fajin per dekorimin e torturuesit te at Zef Pllumbit ja faturoi ish kryeministrit Sali Berisha.

Lexoni dhe kete

GJUETIA E PALIGJSHME NË LIQENIN E SHKODRËS

Përmbytjet e shkaktuara nga liqeni i Shkodrës nuk kanë sjellë dëme në fushën e peshkimit. …