Ne kuader te projektit “Lufta kunder Bullizmit dhe Ekstremizmit ne sistemin arsimore ne Shqiperi” shkolla “At Pjeter Meshkalla” ne qytetin e Shkodres po organizon disa aktivitete. Aktivitetet me titullin “A shkojme per bullizem? Jo, faleminderit!” vijne ne kuader te veprimtarive edukative kunder bullizmit real dhe virtual, me klasat e 10-ta, 11-ta dhe 12-ta te kesaj shkolle. Nje projekt i inicuar nga Bashkimi Evropian dhe Keshilli i Europes.
Studimi i pare eshte kryer ne 141 shkolla ne 12 qarqe te Shqiperise dhe shkolla “At Pjeter Meshkalla” eshte perzgjedhur si shkolle pilot ne 21 shkolla te vendit. Aktivitetet kane nisur te marten dhe do te perfundojne me daten 26 tetor.