Thursday , 26 April 2018

SHKOLLA 9-VJEÇARE NE SHTOJ I RI NUK PLOTESON KUSHTET MINIMALE PER MESIM

Pa uje te pijshem, me dritare te thyer dhe banjo te amortizuara. Ne nje gjendje te tille ndodhet shkolla 9-vjecare “Osman Dhampiraj” ne fshatin Shtoj i Ri te qytetit te Shkodres. Vete drejtoresha e kesaj shkolle, Saime Agrepi, ben te ditur per Tv Rozafa kushtet e veshtira ne te cilen ndodhet kjo shkolle.

Me tej, ajo shton se i eshte bere kerkese Drejtorise Arsimore Rajonale Shkoder dhe Njesise Administrative Rrethina, por akoma nuk ka pasur nje zgjidhje, nderkohe qe thekson se mesimi do te zhvillohet rregullisht.

Nje situate e tille eshte prezente prej vitesh ne kete shkolle ne te cilen studiojne rreth193 nxenes, ndersa kerkohet edhe nje roje dhe pastruese per kete shkolle.

Lexoni dhe kete

DOKUMENTAR MBI ARDHJEN E PAPA GJON PALIT 2

Pas meshës së mbajtur në katedralen e “Shën Shtjefnit” në Shkodër, u paraqit edhe një …