Tuesday , 19 November 2019

SHKOLLA “AT ZEF PLLUMI” NE SHENGJIN E AMORTIZUAR

210 nxënës në Shëngjin e kanë nisur vitin e ri shkollor në ambjente aspak të përshtatshme. E ndërtuar 60 vite më parë shkollë 9 vjeçare “At Zef Pllumi” në këtë qytet turistik është amortizuar plotësisht. Disa klasa janë mbuluar nga lagështira dhe savaja ka nisur të bie, ndërsa problem është edhe rrjeti elektrik.

Drejtori i shkollës Qamil Sokolaj thotë se amortizimi i godines ndikon në zhvillimin normal të proçesit mësimor dhe zgjidhja sipas tij është ndërtimi i një shkolle të re.

Drejtori rajonal i arsimit parauniversitar në veri Bardhok Pulaj thotë se vitin që vjen godina e shkollës në Shëngjin do të shembet plotësësisht dhe do të ndërtohet e re.

Në këto kushte godina e shkollës në Shëngjin është një rrezik serioz për Shëndetin e nxënësve dhe mësuesve, ndaj dhe ndërhyrja shihet si mjaft e domosdoshme.

Lexoni dhe kete

KARTA E STUDENTIT, REAGON ZV/REKTORI I SHKODRES

Zëvëndës rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës Gëzim Dibra ka dale në një konferencë …