SHKOLLAT DO NISIN MËSIMIN DY JAVË PARA DATËS ZYRTARE

Viti i ri shkollor do të nisë dy javë përpara datës zyrtare.

Lajmin e ka konfimuar ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila ka sqaruar se ky vendim është marrë me qëllim që të rikuperohen të gjitha mangësitë nga mësimi online.

Por, ministrja ka theksuar se ky plan do të zbatohet në varësi të nevojave te specifikave që do të ketë çdo shkollë.

Ndër të tjera, Kushi është shprehur se është bërë një punë e madhe për të afruar sistemin arsimor me atë të vendeve më të zhvilluara.

Kushi theksoi se ndryshimet që po pëson arsimi janë të mëdha, si në teknologjinë e mësimdhënies, ashtu edhe në tregun e punës dhe marrëdhëniet sociale.

Lexoni dhe kete

LUMI DRIN “MBULOHET” NGA PESHQ TE NGORDHUR

Kjo ishte pamja e Lumit Drin në Lezhë këtë të merkure. Peshq te ngordhur kanë …