SHKON NE 6 NUMRI I TE INFEKTUAREVE NE SHKODER

Ka shkuar në 6 persona të infektuar me koronavirus në Qarkun e Shkodrës, ndërsa 3 prej tyre janë nga Puka dhe 1 nga Vau i Dejës. 2 shtetasit e diagnostikuar nga Puka janë bashkëshortja dhe vajza e të infektuarit 3 ditë më parë nga Puka i cili është transportuar në spitalin infektiv në Tiranë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga ana tjetër 8 mjek të Spitalit të Pukës janë urdhëruar të karantinohen për shkak të kontakteve me dy të infektuarit.

Ndaj tyre mësohet se nuk është kryer asnjë analizë mjeksore, përvec vetë karantinimit dhe izolimit. Ndërsa është diagnostikuar pozitiv një 35 vjecar nga Vau i Dejës, që deri tani nuk po arrihet të gjehet burimi i infeksionit. Vetë 35 vjecari ka mohuar të ketë lëvzuja jashtë shttit, si dhe të ketë frekuentuar ambienete me grumbullime të mëdha njerëzish. Ndëersa është shprehur se dyshon se është infektuar nga një klient i tij pasi i infektuari ka një bar kafe në këtë zonë, i cili kishte disa ditë që ishte rikthyer nga Italia.

Po kështu mësohet se 35 vjecari ka rreth 10 ditë që është ndjerë keë me temperaturë dhe kollë, dhe ditën e enjte është paraqitur në Spitalin e Shkodrës ku është shtruar në repartin infektiv dhe pasi është kryer edhe egzaminimi me skaner për shkak edhe të problemeve të tij të më parshme me mushkëritë dhe me anë të tamponit ka rezultuar pozitiv. 35 vjecari është dërguar në Tiranë për mjekim të mëtejshem, ndërsa gjëndja e tij shëndetësore është e mirë. Nga ana tjetër mësohet se 25 pjestarë të familjes së 35 vjecarit tashmë janë vetë izoluar në pritje edhe të egzaminimeve nga ana e personelit shëndetësore. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe pa simptoma të koronavirusit.

Lexoni dhe kete

NDOTJA E BREGDETIT TE KUNES NE SHENGJIN

Çdo vere në 3 vitet e fundit Plazhi i Kunës në Shëngjin ka qenë thuajse …