Një grup prindërish të nxënësve të një klase të 2-të në shkollën “Ndre Mjeda” kanë dalë këtë të hënë në një protestë.
Ato kundërshtojnë vendimin e drejtores së shkollës për shkrirjen e klasës dhe largimin e mësueses Ardita Vasija. Prindërit shprehen se nuk janë të informuar për këtë vendim të drejtorisë.
Pas protestës para shkollës, prindërit bashkë me fëmijët e tyre iu drejtuan Zyrës Vendore të Arsimit Shkodër për të marrë një përgjigje për këtë problematikë, por as aty nuk morën një sqarim.