Friday , 22 October 2021

SHKRUMBOHEN NGA ZJARRI 7 MIJE RRENJE ULLINJ

Këto janë pamjet e ullishtes se fshatit Zhejë në Kurbin, pas zjarrit të së premtes. 7 mijë rrënje ullinj janë demtuar nga flaket të cilat përshkuan një siperfaqe të konsiderueshme në harkun kohor të pak oreve.

Fermeret thone se demet e shkaktuara jënë të kosiderueshme, ndërsa akuzojnë autoritetet vendore dhe qëndrore për mos-ndërhyrje në kohe për shuarjen e flakeve.

Ndonëse kane kaluar 4 ditë nga zjarri, asnjë nga institucionet nuk është parë në terren për verifikimin e dëmeve. Në këto kushte fermeret e prekur apelojnë për ndihmë, pasi jetesa e tyre është e lidhur me bujqesinë.

Zjarri në fshatin Zhejë të Kurbinit u shkaktua nga pakujdesia, teksa një grua po digjte disa shkurre në token e saj dhe flaket dolen jashtë kontrollit.

Në lidhje me rastin është proçeduar penalisht shtetesja A.T 45-vjeçe, ndërsa për shuarjen e flakeve që rrezikuan të gjjthë fshatin u deshen rreth 6 orë.

Lexoni dhe kete

“TRANSPORTI URBAN NË SHKODËR DREJT KAPITULLIMIT”

Që nga data 8 gusht, kur u organizua protesta për shërbimin e transportit urban, situata …