Wednesday , 17 January 2018

SHKRUMBOHET APARTAMENTI NË LEZHË, ASFIKSOHET NJË GRUA

Një apartament është përfshire nga flaket e zjarrit pasditen e së dieles në lagjen “Skëndërbeg” të qytetit të Lezhës, ndërsa nga tymi u asfiksua dhe një 20-vjeçare.Flaket e zjarrit janë zhfaqur në mënyre të menjehershem në banesen e shtetasit Bajftjar Zyberi, ndërkohe që në momentin e zjarrit fatmiresisht asnjë nga pjesataret e familjes nuk kanë qenë brenda shtëpisë.

Zjarri është pikasur nga banoret e pallatit të cilët kanë dalë menjehere jashta dhe kanë njoftuar zjarrfikesit dhe policinë.Këta të fundit ndërhyne shumë shpejt në shuarjen e flakeve, ndërkohe një vajze që u asfiksua nga tymi u dërguar me urgjence në spital me autoambulancë.Një banore e pallatit tregon momentin kur ka rënë zjarri, duke thënë se ajo bashkë me 6 fëmijet e sajë kanë shpëtuar për mrekulli.

E zonja e shtëpisë ku ra zjarri Mimoza Zyberi thotë se vetem pak minuta më parë kishte dalë nga banesa për të mbushur një bombul gazi.

Ende nuk dihet shkaqet e këtij zjarri por nga hetimet por dyshimet janë se se mund të jetë shkaktuar nga një shkëndije elektrike.Nga zjarri janë shkaktuar deme të konsiderueshme materiale, ndërkohe që kjo është hera e dytë që ky apartament përshihet nga zjarri brenda dy vitesh.

Lexoni dhe kete

HETIMI PER ATENTATIN ME BOMBE NE RUS TE SHKODRES

Ende asnje të dyshuar për atentatin me bombë të së shtunes ndaj Lulzim Kullës, pavarësisht …