Një lokal verer me konstrukt prej druri është djegur gjatë natës në zonen e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Ngjarja është regjiatruar rreth orës 2:00 të mëngjesit, ndërsa lokali i cili u shkrumbua nga flaket është në pronësi të Pjeter Preles. Ka qenë roja i i objektit i cili ka konstatuar flaket dhe mënjeherë ka njoftuar zjarrfikesit dhe policinë. Këta të fundit mbërriten në një kohë të shpejtë në vendin e ngjarjes, por pa mundur të shpëtojnë asgjë, pasi kontrukti prej druri i lokalit ka bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi.
Sipas të dhënave dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme, ndërsa në lidhje me ngjarjen kanë nisur hetimet. Nga veprimet paraprake dhe deklarimet e rojes dyshohet se zjarri të ketë qenë aksidental, pas një defekti që ka pësuar ekspresi i kafes. Gjithsesi grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij zjarri.
Pronari i lokalit, Pjetër Prela rezulton se është njëri nga përsonat që denoncoi skandalin e tjetërsimit të pronave në zonen e ranës së hedhun, ku vunë nën akuzë 23 përsona mes tyre dhe zyrtar publik në Lezhë.