Wednesday , 25 April 2018

SHOQATA E SHKRIMTAREVE SHKODER MBUSH 4 VITE

Pasditën e së Enjtës është festuar 4-vjetori i themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shkodër. Me këtë rast kjo shoqatë organizoi një takim në ambjentet e biblotekës “Marin Barleti” të qytetit të Shkodrës, ku u zgjodh edhe kryetari i ri i shoqatës. Por, më parë për ish-kryetarin Skender Temali, për 4 vite kjo shoqatë ka lënë një gjurmë në gjallërimin e jetës letrare në Shkodër, ndërkohë që përmendi edhe botime të disa veprave të rëndësishme.

Shkrimtari i njohur Zija Vukaj u zgjodh kryetar i ri. Në fjalën e tij, ai tha se kjo shoqatë do të jetë mjet për të rritur vlerat krijuese të shkrimtarëve shkodranë.

Përzgjedhja e shkrimtarit Vukaj si kryetar i ri i shoqatës u bë nga vetë shkrimtarët, që janë pjesë e kësaj shoqate.

Lexoni dhe kete

BIBLIOTEKA E LEZHES PASUROHET ME LIBRA TE RINJ

Botimet më të fundit të autoreve të njohur Europian të përkthyera në shqip, tashmë do …