Wednesday , 29 June 2022

SHOQERIA CIVILE KËRKON NGA FORCAT POLITIKE QË TË HEQIN FLAMUJT

U bën ditë që Shkodra ka ndryshuar ngjyrë, duam një Shkodër Europiane  pa ngjyrime me flamuj partiake. Ndaj ju kërkoj partive politike që të ndërhynë për të hequr flamujt. Me këtë kërkesë organizata ambjentaliste-sociale “Eko Mendje” dhe shoqëria civile i janë drejtuar 2 partive kryesore në Shkodër. Të nderuar drejtues të partive respektive dhe të nderuar organizatorë të fushatës elektorale për Bashkinë Shkodër. Në emër të organizatës dhe të gjithë shoqerisë civile ju kërkojmë në menyrë të kuptueshme që të hiqen flamujt e partive respektive në rrugët e Shkodrës. U bën ditë që Shkodra ka ndyshuar ngjyrë një ngjyrë dhe dekor i papërshtatshëm për ambjentin e bukur ku jetojmë. Duam të shohim qiellin dhe diellin pa pasur përpara flamuj të shumtë të vendosur masivisht dhe pa kriter në rrugët e Shkodrës. Duam një Shkodër Europiane, ashtu siç e doni edhe ju. Një Shkodër Europiane nuk mbulohet me flamuj, nuk i vendoset kapak me tela dhe copa. Duam të jetojmë në një qytet europian me lule dhe gjelbërim dhe jo të mbulohen pemët dhe shatërvanet. Jemi të gjithë të sigurtë që një flamur në qiell nuk bën ndryshim në fitimin e votave, por vetëm krijon pakënaqësi në qyetarët e Shkodrës ashtu siç po e krijoni. Ju lutemi të na mirkuptoni meqenëse dhe ju dashuroni Shkodrën e bukur dhe të pastër, theksojnë në deklaratën e tyre shoqëria civile drejtuar 3 partive kryesore politike. Ndërsa kanë cituar edhe një rast ku disa turistë që po shëtisnin me biçikleta pyesin se çfare feste ka në Shkodër.

Lexoni dhe kete

BAJRAM BEGAJ PËR PRESIDENT I RI I SHQIPËRISË

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneralmajor Bajram Begaj, është …