Breaking News

SHPERNDANIN LENDE NARKOTIKE, POLICIA E SHKODRES ARRESTON 2 SHTETAS

U denoncuan nga nje qytetar ne komisariatin digital, dhe policia ka bere arrestimin e tyre, pasi dy te rinjet shperndanin lene narkotike neper lokale. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, u arrestuan në flagrancë i shtetasit: Hidisen Dervishi, 24 vjeç, banues në Shkodër. Rei Besho, 19 vjeç, banues në Shkodër, Arrestimi u bë pasi në portalin e komisariatit dixhital ka ardhur një raportim nga një qytetar anonim, se në një lokal këto shtetas shpërndanin lëndë narkotike.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në lagjen Vasil Shanto, në një lokal me lojëra kompjuterike dhe janë gjetur shtetasit e lartëpërmendur, ku dhe nga kontrolli i ushtruar në këtë lokal u gjetën të fshehura në një çantë tre qese plasmasi si ajo e lëndës narkotike Cannabis Sativa ku rezultuan me peshe 8 gram të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve”.

Lexoni dhe kete

GJYKATA E APELIT SHKODER JEP MASEN E SIGURISE PER 11 KUKSJANET

Elton Cengu, Florin Onuzi, Xhevahir Gashi dhe Vasil Laçi do vijojnë të qëndrojnë në burë, …