Breaking News

SHPERTHEJNE NE AKUZA KESHILLTARET BASHKIAK NDAJ FILIP VILES

Debate, akuza dhe kunder akuza ka qënë refreni i mbledhjes së këshillit të bashkisë Shkoder nga keshilltaret ne drejtim të drejtorit të shërbimeve sociale, strehimit dhe shendetit Publik Filip Vila. Çdo gjë ndodhi që në nisje të diskutimeve për projekt- vendimin për sistemet e pikëzimit për programet sociale të strehimit, kur kryetari i këtij komisioni lëshoi akuza në drejtim të kryebashkiakes Voltana Ademi.

Pas këtij debati me tone të larta, mbledhja u ndërpre për tu rikthyer pas disa minutash ndërsa akuzat në drejtim të drejtorit të bashkisë të shërbimeve sociale Filip Vila vijuan edhe më tej. Këshilltarët evidentuan faktin se të përndjekurit janë përsekutuar nga ky sistem, po ashtu romët dhe egjyptianët, e shtresa të tjera vulnerabël. Gjithçka sipas tyre për të bërë përfituese disa shoqata të lidhura ngushtë me drejtorin Vila. Akuzave iu përgjigj edhe drejtori i shërbimeve sociale, strehimit dhe shendetit Publik Filip Vila.

Pas debateve mungesa e kuorumit nderpreu mbledhjen e keshillit te bashkise, ndersa mbeten per tu miratuar edhe 8 pika te tjera te rendit te dites.

Lexoni dhe kete

VELIPOJA E PREFERUARA E KOSOVAREVE

Ka një ndryshim në plazhin e Velipojës nga viti i kaluar sa i përketë cilësisë …