SHPERTHEN BERISHA: NE SHKODER PO I DOREZOHEN KRIMIT, BIZNESET!

Akuza të forta janë bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha për krimin dhe bandat që kontrollojnë vendin. Berisha ka listuar disa nga qytetet më të rrezikuara nga kriminelët, që sipas tij, pas Elbasanit situata është e vështirë dhe në Shkodër e Vlorë. Duke shënjestruar direkt Edi Ramën, Berisha tha jashtë dyerve të Kuvendit se ai është në krye të Meduzës së krimit të organizuar.

Në këtë kontekst, dua t’iu them se ajo që shpërtheu në Elbasan dy herë mos tre më agresive është në Shkodër, qytet nga i cili po ikin biznesmenët, po i dorëzojnë krimit bizneset, sepse serial-killerat dhe trafikantët në Shkodër bëjnë ligjin në çdo sekond. Vlorën e patë vetë në ç’katandisje është. Pra, Shqipëria ka një krye të Meduzës së krimit të organizuar dhe kreu i Meduzës është Edi Rama dhe çdo deklaratë që i devijon kësaj nuk  e ndihmon luftën ndaj krimit, por i jep strehë atij që është koka e Meduzës.”

Sali Berisha ka deklaruar para gazetarëve pas ndërprerjes së seancës se maxhorancën nuk e zë dhjetori në pushtet pasi ka frikë të flasë.

Lexoni dhe kete

VETINGU NE POLICI, GURAKUQI: DUHET VULLNET

Mjafton të kesh një polici që nuk abuzon me liritë civile dhe respekton lirinë e …