Wednesday , 20 June 2018

SHPERTHEN BOMBULA E GAZIT NE XHABIJE

Një bombul gazi ka shpërthyer duke shkaktuar dëme të mëdha në një banesë në lagjen Xhabije të Shkodrës. Nga sa moësohet ka qenë defekti në bombulen e gazit e cila ka shpërthyer në banesën e shtetasit Muhamet Çinari duke shkaktuar dëme të mëdha materjale në banesë. Për fat të mirë mësohet se familjarët në momentin që ka shperthyer ndodhesin në dhomen tjetër dhe jo në guxhinë dhe me mjete rrethanore janë munduar të shuajën flakët e zjarrit dhe më pas kanë njoftuar zjarrfikësen e cila ka mbërritur menjëherë dhe ka bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve.

Nga shpërthimi I bombulës së gazit nuk ka dëme në njerëz vetëm dëme materjale  të cilat sipas zjarrfikësve si shkak I shpërthimit janë të konsiderueshme. Vetëm brenda 10 ditësh në Shkodër kanë ndodhur dy shpërthime nga bombulat e gazit, për fat të mirë vetëm me dëme materjale. Ndërsa shqetësim vazhdon të mbetet tregtimi I gazit dhe I bombulave jashtë kushteve teknike. Mungesa e kolaudimit të bombulave dhe e kontrollit të tyre janë shkaktarët kryesorë të zjarreve nëpër banesa.

Lexoni dhe kete

TRITOL MAKINES SE POLICIT AGIM BUSHGJOKA

Një sasi tritoli është vendosur në mjetin e një efektivi të policisë në Shkodër. Ngjarja …