SHPERTHEN GRAMOZ RUÇI NDAJ LSI: O VOTONI PRESIDENTIN O NE ZGJEDHJE TE PARAKOHSHME

Zhvillime të befasishme kanë ndodhur mesditën e sotme. Partia Socialiste me anë të kreut të grupit parlamentar Gramoz Ruçi ka kërkuar nga Ilir Meta që të zgjidhjet presidenti i Shqipërisë ose të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Gjatë fjalës së tij, Ruçi i bëri të ditur bashkëkryetarit të koalicionit se PS-ja i ka 71 votat për të zgjedhur Presidentin në mënyrë të njëanshme edhe pse bashkarisht, mazhoranca i dogji të 3 raundet e zgjedhjes së Presidentit me 84 vota.

Ndërsa Gramoz Ruçi mori fjalën dhe theksoi se “Si kryetar i grupit të PS dhe në respekt të opinionit publik. Sot dogjëm raundin e tretë edhe pse i kemi votat, dhamë të gjithë kohën e nevojshme. Negociatori m’u prezantua me status të trefishtë dhe tha se vij i mandatuar nga këto të tre institucione. U takuam dhe ishim bashkë dhe ishim dëshmitarë se ne si PS ramë dakord me këtë platformë. Por si duket ne socialistëve këta ndërkombëtarët na kanë marrë dorën dhe sa herë vijnë dhe ne biem dakord ata thellohen. Dhe ne na kërkuan të thellohemi përsëri edhe pse ramë dakord, na kërkuan të thellohemi jashtë cdo logjike ligjore, demokratike dhe njerëzore. Ne sigurisht i duam respektojmë Gjermaninë dhe përfaqësuesit e saj, pasi ne shqiptarët Gjermaninë e kemi si fener ndriçues për standardet dhe respektin që kanë për ligjin.  Por edhe këta kur vikan në Shqipërinë u bëkan si ne dhe na kërkuan të shtyjmë zgjedhjet të prekim qeverinë vetëm për të pushuar të qarat e familjet që bërtet se do edhe penallti edhe topin edhe portën bosh. Jemi të gatshëm të diskutojmë, por vetëm me një kusht, që PD të votojë Vettingun, por Basha iku më parë se erdhi nga pallati i Brigadave.  Zoti Meta cfarë po ndodh kështu, imagjino sikur ne të silleshim si këta tani në kohën e Saliut. Ju zoti kryetar keni 3.5 vite që drejtoni Kuvendin dhe Saliu ka folur tre herë më shumë. Ka kufij kjo punë zoti kryetar, një milion që na kanë votuar po na shikojnë si na merr peng një çadër që e ka hallin e vet te Vettingu. Përgjigja ime është një; dialogu ka mbaruar dhe ne duhet të zgjedhim Presidentin nga ky parlament, që ka të drejtën ligjore. Sa për dijeni ne të PS i kemi bërë llogaritë tona, i kemi 71 vota edhe pa LSI për ta zgjedhur Presidentin, por shpresoj që të mos na detyroni të shkelim mbi moralin. Sepse PS nuk dëshiron të zgjedhë me cështjen e numrave Presidentin, prandaj iu takon juve që jeni keni anuar nga pala tjetër, prandaj do të kërkoja që edhe iu të reflektoni për të mos e mbylleni parlamentin me një dështim të tillë për hatër të çadrës.  Të mblidhet konferenca e kryetarëve dhe që nesër të bëhen dy raundet dhe ose të zgjedhim Presidentin ose zgjedhje të parakohshme për 45 ditë.”

Lexoni dhe kete

“SHQIPERISE I ESHTE THENE JO PER HAPJEN E NEGOCIATAVE”

Gjermania i ka thënë JO hapjes së negociatave për Shqipërinë. Kështu u shpreh kryetari i …