Friday , 3 December 2021

SHPËRTHIM I BOMBULËS SË GAZIT NË KOPLIK

Sadete Kukaj nga Kopliku ka pësuar dëmtime të rënda në trup dhe ndodhet në Spitalin e Traumes në Tiranë për mjekim pas shpërthimit të bombules së gazit në banesen e saj në Koplik.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure, ku si pasojë e shpërthimit të gazit është shkrumbuar gjithçka në katin e parë të banesës.

Ymer Brahimi fqinj i familjes Kukaj tregon për ngjarjen ndërsa për fat familjarët tjerë kanë qenë në katet e sipërme duke fjetur dhe nuk kanë pësuar dëme…

Ndërkohë si pasojë e flakëve Sadete Kukaj ka marrë plagë në trup dhe është nisur drejt Tiranës. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrëfikësit të cilët kanë vënë nën kontroll zjarrin…

Bombulat e kampingut që përdorën shpesh në familjet e ndryshme janë kthyer në shkakun kryesor të zjarreve me dëme materjale por edhe pasoja në jetë njerëzish.

Disa ditë më parë një ngjarje e rëndë ndodhi në Velipojë ku 4 anëtar të një familje kanë pësur dëme të rënda si shkak i rrjedhjes së gazit.

Lexoni dhe kete

MBYLLET BURGU I ZAHARISE NE KRUJE

Burgu Spital i Zaharisë në Krujë është mbyllur. Këtë të shtunë ka nisur transferimi i …