Friday , 27 November 2020

SHPERTHIM NE NJE OBJEKT NE NDERTIM NE SHENGJIN

Një sasi lëndë plasese ka shpërthyer në një objekt në ndërtim në Shëngjin. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në zonen e ranës së hedhun.

Lënda plasese e cila dyshohet të jetë e llojit tritol është vendosur në katin e parë të godinës që po ndërtohet nga biznesmeni Liman Gjoka, ndërsa fatmiresisht nga shpërthimi nuk pati përsona të lënduar, por vetem dëme të vogla materiale.

Sipas burimeve në momentin e ngjarjes brenda kantierit të ndërtimit ka qenë vetem roja i cili sapo ka dëgjuar shpërthimin ka njoftuar policinë. Ende nuk është përcaktuar sasia dhe lloji i lëndës shpërthyese, ndërsa në lidhje me ngjarjen nisen menjëherë hetimet.

Policia po merr në pyetje disa përsona mes të cileve biznesmenin Gjoka i cili ishte objekt i sulmit. Hetimet janë përqëndruar tek ndonjë konflikt që mund të ketë patur ky i fundit, por pa mundur që bien në gjurmet e autoreve të ngjarjes.

Në zonen përreth ka disa kamera sigurie të cilët pritet të sekuestrohen nga policia në cilësinë e proves materiale, për të parë lëvizjet në momentin para dhe pas shpërthimit.

Biznesmeni Liman Gjoka me banim në Tiranë po ndërton një kompleks turistik në bregun e detit në zonen e ranës së hedhun, teksa objekti është në fazat e para të ndërtimit.

Lexoni dhe kete

SHKODËR, FINALIZOHET OPERACIONI POLICOR I KODUAR “LEKBIBAJ”

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Lekbibaj”, duke vënë në pranga 2 …