Sunday , 21 January 2018

SHPERTHIM TRITOLI NE RUS TE SHKODRES, 6 TE PLAGOSUR

Një sasi tritoli ka shpërthyer në lagjen Rust ë Shkodrës në afërsi të tregut të zonës I njohur ndryshe edhe si “Merkata”. Ku kanë mbetur të plagosur 6 persona 2 prej të cilëve në gjëndje të rëndë për jetën ndërsa 4 prej të cilëve jashtë rrezikut.

Nga hetimet e para sipas burimeve të policisë dyshohet se shënjestër e atentatit është shtetasi Lulzim Kulla, I cili ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën dhe është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë. Nga ana tjetër mësohet se lënda shpërthyese tritol është vendosur në një motorçikletë dhe se në momentin që shtetasi Lulzim Kulla ka dal nga mjeti është dëgjuar shpërthimi. Sipas mjekëve të spitalit të Shkodrës situata shëndetësore e dy të plagosurëve është e rëndë.

Të plagosur janë shtetasit Lulzim Kulla, Pjetër Arra, Gentian Suca, Lulzim Myftija, Arjola Gjonaj dhe shtetasja malazeze Rajka Gardasheviq. Policia ka nisur hetimin rreth kësaj ngjarje ky pista kryesor është atentat ndaj shtetasit Lulzim Kulla.

Lexoni dhe kete

SEKUESTROHEN 4.5 KG HEROINE

57-vjecari Petraq Greku nga Berati por me banim në Tiranë është arrestuar nga policia e …