Saturday , 18 August 2018
Breaking News

SHPERTHIMET E BOMBOLAVE

Në 6-mujorin e parë të këtij viti, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka vendosur 52 gjoba për shkelje të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike. Nga të dhënat mujore të publikuara nga ky dikaster ku rezulton se aktiviteti i penalizimeve në 3-mujorin e dytë ka ardhur drejt rënies, duke qenë se në prill u penalizuan 14 subjekte, në maj 13 subjekte, ndërsa në qershor janë ndërmarrë 6 masa administrative.

Ky dikaster duhet të intensifikojë kontrollet gjatë muajve të verës për shkak të rrezikut të shkuar, si pasojë e temperaturave të larta, por këto hapa përgjithësisht ndërmerren sa herë shënohen incidente, sikurse ishte edhe ai i një viti më parë në Velipojë, ku për shkak të shpërthimit të bombolës së gazit në një kompleks turistik u shënuan edhe viktima. Fatmirësisht, shpërthimi pranë çerdhes ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit, kur fëmijët dhe personeli nuk ishin të pranishëm.

Temperaturat e larta rritin rrezikun për shpërthime, ndaj ISHTI është e domosdoshme që të gjithë operatorëve ekonomikë të mos shfrytëzojnë pajisje nën presion pa i certifikuar teknikisht dhe pa i pajisur me dokumentacionin teknik. Po, edhe konsumatorët familjarë duhet të jenë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm, kur marrin bombolat e gazit, pasi duhet të sigurohen paraprakisht se bombolat të jenë të kolauduara, çka do të thotë që të jenë të certifikuara me të gjithë elementët teknikë të sigurisë.

Lexoni dhe kete

KALIMET PERMES PIKAVE KUFITARE

Në shtatë muajt e parë të vitit 2018, numri i kalimeve të parregullta kufitare në …