Friday , 13 December 2019

SHQIPËRI – ANGLI, SFIDA E 21-VJEÇARËVE NË “LORO BORIÇI”

Nëse kombëtarja e madhe gaboi ndaj një kundërshtari të dobët si Andora, ajo e 21 vjeçarëve do të tentojë surprizën në ndeshjen e rradhës, atë që do të luajë në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Anglisë. Kombëtarja jonë ka mbërritur në Shkodër pasditen e së enjtes dhe ka zhvilluar edhe seancën e fundit në stadiumin ku do të luhet ndeshja. Ndërkohë para gazetarëve kanë dalë trajneri Alban Bushi dhe kapiteni Sherif Kallaku që janë shprehur entuziast për një rezultat pozitiv në këtë takim, ndonëse kundërshtari është shumë i fortë.

Nga ana tjetër, kombëtarja e 21 vjeçarëve të Anglisë ka mbërritur vonë në Shkodër dhe nuk ka preferuar të zhvillojë stërvitje në “Loro Boriçi”. Trajneri i Anglisë Aidy Boothroyd dhe kapiteni i këtij ekipi Xhejms Ris ndërkohë në konferencën për shtyp janë shprehur se pavarësisht se Shqipëria do të luajë fort për t’i shkëputur ndonjë rezultat pozitiv, objektivi i tyre është vetëm fitorja.

Shqipëria U21 vjen në këtë ndeshje pas fitores ndaj Kosovës dhe do të tentojë një tjetër ndaj Anglisë, ndonëse kjo duket shumë e vështirë por jo e pamundur.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA PËSON HUMBJEN E 4-të NË LIGËN BALLKANIKE

Vllaznia e basketbollit të meshkujve është mundur sërish në Ligën Ballkanike dhe këtë herë përsëri …