Wednesday , 25 November 2020

SHQIPĖRI- SPANJĖ, KOMBĖTARET MBĖRRIJNĖ NĖ SHKODĖR. KUQEZINJTE STERVITJE NE “RESHIT RUSI”

Ekipet kombėtare tė Shqipėrisė dhe Spanjės kanė mbėrritur qė mbrėmjen e sė premtes nė Shkodėr pėr t’u bėrė gati pėr ndeshjen e sė dielės qė do tė luajnė nė “Loro Boriēi”. Mbėrritja e spanjollėve ėshtė pritur me shumė interes nga sportdashėsit por edhe mediat. Ndonėse nė njė orar tė vonė, shkodranėt kanė qėndruar gjatė pėrpara hotelit ku do sistemoheshin Iniesta me shokė, pėr t’i parė nga afėr, ata tė cilėt i kanė kėnaqur prej vitesh nga ekrani i televizionit me spektaklin qė kanė dhuruar. Nga ana tjetėr, kombėtarja shqiptare ka preferuar tė sistemohet nė periferi tė qytetit duke i lėnė futbollistėt larg tifozėve tė cilėt nė fakt janė tė interesuar shumė pėr kėtė ekip.

Paraditen e sotme, Shqipėria ka zhvilluar edhe njė seancė stėrvitor nė fushėn sportive “Reshit Rusi” me qėllim ruajtjen e fushės sė stadiumit, pėr tė cilėn nė fakt, spanjollėt kanė shfaqur rezervat e tyre pėr cilėsinė e tapetit tė kėtij impianti sportiv. Stafi kuqezi nuk ka lejuar praninė e kamerave nė kėtė seancė stėrvitore, ndoshta ngaqė De Biazi ka zhvilluar njė stėrvitje taktike dhe nuk ka dashur t’u japė mundėsinė kamerave pėr tė shfaqur mėnyrėn e lojės me tė cilėn ai mendon tė pėrballet me iberikėt.

Natyrisht qė interesimi nė Shkodėr pėr kėtė takim qė do tė luhet mbrėmjen e sė dielės nė orėn 20.45 minuta, ėshtė shumė i madh megjithatė problemi ėshtė i njėjtė: mungesa e biletave pėr sportdashėsit shkodranė. Gjithsesi, momenti i mirė qė po kalojnė kuqezinjtė, pritet tė pasohet me njė tjetėr rezultat pozitiv ndonėse tė gjithė e kanė tė qartė se do tė jetė shumė e vėshtirė. Shqipėria renditet e para nė grupin G dhe padyshim qė ky ėshtė rezultat historik qė patjetėr duhet tentuar tė ruhet sa mė shumė. Kjo kombėtare u ka dhuruar shumė emocione shqiptarėve dhe si e tillė, ajo tashmė i ka bėrė krenarė ato dhe pavarėsisht se luajmė ndaj Spanjės, sėrish shpresohet pėr njė rezultat pozitiv.

Lexoni dhe kete

BRDARIƇ: VLLAZNIA SYNON FITOREN EDHE ME TEUTƋN

Festa e fitores ndaj TiranĆ«s Ć«shtĆ« lĆ«nĆ« pas nĆ« kampin shkodran dhe tĆ« gjithĆ« duken …