Breaking News

SHQIPËRI- TURQI, BILETAT NË SHITJE EDHE NË SHKODËR

Pas 10 ditësh do të luhet në Shkodër ndeshja e shumëpritur Shqipëri- Turqi me të cilën do të hapen edhe eliminatoret e Kampionatit Europian të vitit 2020. Padyshim që kemi të bëjmë me një takim që pritet me interes dhe dëshira është e madhe që kombëtarja kuqezi ta nisë mbarë për të synuar më pas kualifikimin për herë të dytë në këtë eveniment të rëndësishëm të futbollit europian. Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit prej ditësh ka nisur shitjen e biletave për këtë ndeshje dhe çmimet janë të zakonshmet, ato që kanë qenë edhe më përpara në ndeshjet me Spanjën dhe Italinë.

Përveçse “online”, biletat janë duke u shitur çdo ditë edhe në sportelin pranë stadiumin “Loro Boriçi” dhe sipas informacioneve që mësojmë, shitja e biletave sidomos këto 2-3 ditët e fundit ka pësuar një rritje të dukshme. Diçka normale në fakt sepse afrimi I ditës së ndeshjes, do të shtojë edhe interesin për këtë takim dhe shkodranët kanë mundësinë që të sigurojnë biletat që tani për të mos humbur mundësinë e ndeshjes së sfidës Shqipëri- Turqi më 22 mars në “Loro Boriçi”. Ndërkohë në prag të grumbullimit për këtë ndeshje, trajneri Panuçi ka marrë një lajm të mirë. Njëri nga sulmuesit kryesorë të kombëtares tonë, shkodrani Bekim Balaj, po kalon një moment të mirë.

Pas disa golave të shënuar në ndeshjet miqësore, ai ka shënuar edhe në kampionat golin e rradhës. Nga pika e bardhë e 11-metërshit, është treguar I saktë duke dërguar topin në rrjetën e portës kundërshtare dhe duke I dhënë barazimin skuadrës së tij Akhmat. Me këtë formë, me shumë të ngjarë, Balaj pritet ta nisë ndeshjen ndaj Turqisë si titullar në formacionin kuqezi, për më tepër që ndeshja luhet në Shkodër, qytetin e tij të lindjes dhe ky do të ishte një motiv më shumë për të, për të zhvilluar një ndeshje të mirë dhe për të shënuar në mënyrë që Shqipëria t’I nisë me fitore këto eliminatore.

Lexoni dhe kete

EDHE E HËNA E GJEN VLLAZNINË PA TRAJNER

Dita e hënë pritej të kishte zhvillime tek Vllaznia sa i takon çështjes së trajnerit …