SHQIPËRIA DHE KOSOVA STËRVITJE TË PËRBASHKËT NË SHKODËR

Që prej ditës së hënë në Shkodër ka nisur grumbullimi i kombëtares shqiptare të boksit e cila po i jep dorën e fundit përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare që do të zhvillohen muajin e ardhshëm. Për momentin janë tre boksierë të grumbulluar ndërkohë që pritet edhe një i katërt.

Interesant është fakti se bashkë me boksierët tanë po stërviten në palestrën e klubit Vllaznia edhe boksierët e kombëtares së Kosovës. Trajneri i kombëtares shqiptare Zef Gjoni e vlerëson si diçka shumë pozitive këtë stërvitje të përbashkët ndërkohë që ka deklaruar se objektivi i boksierëve tanë është marrja e medaljeve në Lojërat Mesdhetare.

Ndërkohë, edhe kombëtarja e Kosovës me 4 sportistë është duke u stërvitur në Shkodër dhe trajneri i saj Shefki Bogujevci gjen rastin të falenderoj shkodranët për mikëpritjen.

Në këtë mënyrë, 8 boksierët shqiptarë dhe kosovarë që do të marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare të Tarrgonas që zhvillohen nga data 22 qershor deri më 1 korrik, pretendojnë t’i japin këtyre dy vendeve medalje dhe për këtë arsye, po stërviten fort.

Lexoni dhe kete

PANUÇI NDËRPRET INTERVISTËN, TIFOZËT E KONTESTOJNË

Tifozët ishin të shumtë në Evian, bënë gjithçka për të ndihmuar kombëtaren, por ishte e …