Breaking News

SHQIPËRIA HAP KUFIJTË TË HËNËN

Shqipëria ka vendosur të hape kufijte tokësor me fqinjët ditën e hënë të 1 qershorit. Po kështu edhe Mali i Zi ka vendosur të hapen kufijt tokësor duke hequr edhe testimin e Covidit si një kusht për të hyrë në këtë vend. Po njëjtë po vepron edhe Shqipëria, e cila ka hequr edhe karantinimin e detyrueshëm prej 14 ditëve për shtetasit, përvec se në raste specifike.

Nga ana tjetër nuk ka një vendim të qeverisë së Kosovës se kur do mund të bëhët hapja e kufijve tokësorë me fqinjet. Shqipëria dhe Mali i Zi tashmë po përgatitet për pritjen e turistëve dhe se dy vendet në masat e marra për sigurinë në vendet publike dhe plazhe kanë po thuajse të njëjtat vendime.

Ndërsa hapja e kufijëve mes këtyre dy vendeve do ndikoi pozitivisht sidomos në qarkullimin e njerëzve por edhe të shkëmbimeve të ndryshme tregtare. Ndërsa nuk ka një vendim për hapjen e transportit ajror, i cili mësohet se pritet të rinis pas datës 15 qershor. Edhe shteti Italian ka lajmëruar hapjen e udhëtimeve pas datës 15 qershor të linjave ajore, duke hequr edhe karantinimin 14 ditor.

Ndërsa Qeveria e Kosovës do marr vendim javë e parë të qershorit në varësi edhe të situatës epidemiologjike. Me 13 mars vendi ynë ka mbyllur kufijte tokesore me gjithë fqinjët ndërsa në rajonin e veriut ka funksionuar vetëm pika e kalimit kufitar e Hanit të Hotit.

Lexoni dhe kete

MEMA: SEZON VEROR I VAKËT NË VELIPOJË

Sezoni veror ka nisur i vakët në plazhin e Velipojës. Shprehet kështu drejtori i turizmit …