Sunday , 8 December 2019

SHQIPËRIA, ME NDRYSHIME NDAJ ISLANDËS

Ndryshime në formacion për atë që Edi Reja e ka cilësuar si ndeshjen më deçizive të Shqipërisë në fushatën eliminatore të Euro 2020. Trajneri i kombëtares doli në konferencën zyrtare për mediat përpara sfidës kundër Islandës, duke konfirmuar lënien jashtë ekipit titullar të kapitenit, Mërgim Mavraj.

“Ta sqarojmë këtë aspekt. Skema 3-5-2 nuk është vetëm mbrojtës, ne mundohemi të mbrojmë duke sulmuar duke mbajtur kundërshtarin larg portës. Unë që kur kam ardhur i kam stërvitur cunat në këtë lloji moduli. Në Islandë djemtë humbën 4 raste, ndaj Moldavisë bëmë mirë dhe fituam. Skuadra më pëlqen të mbrohet duke sulmuar. Me 3-5-2 kemi mundësinë te kemi dy sulmuesë qëndrorë, dy mesfushor qëndorë e dy që sulmojnë nga krahët. Me Francën kam kërkuar që të bëjnë presing lart. Raporti sulm, mbrojtje nuk ishte ai që duhej. Hysaj dhe Roshi avancoi pak më shumë duke bërë disa inkursione në krah. Për mua kjo skemë nuk është defesnive. Hysaj me Moldavinë doli në sulm dhe u bë mjaft i rrezikshëm” – tha fillimisht Reja.

“Kjo do të jetë ndeshja jonë më decizive, kjo do të tregojë nëse do të vazhdojmë ëndrrën tonë europiane. Normalisht në rast se nuk fitojmë kjo gjë do na heqë shumë mundësi për t’u kualifikaur. Kemi tre ndeshje në shtëpi, duhet të shfrytëzojmë faktorin fushë, do të na japë një shtysë shumë të fortë për kualifikimin. Kalendari na favorizon për të bërë më të mirën. Do të kërkojmë të bëjmë më të mirën jashtë fushë. Nesër do të japim 200% për të marrë fitoren. Formacioni 3-5-2 që kemi në do më bëjë të ndryshojë disa lojtare. Dermaku do të jetë titullar në vend të Mavrajt. Do mundohemi që të jemi më ofesnivë. Sot dhe nesër do të bëjme vlerësimin për formacion përfundimtar. Kush rikuperon më shumë dhe kush më pak do të duket në stërvitje dhe do të vendosim” – shtoi tekniku i kuqezinjve.

Lexoni dhe kete

LIGA BALLKANIKE/ VLLAZNIA HUMBET NDAJ AKADEMIC

Bullgaret e Akademic kane rezultuar shume te forte per Vllaznine e basketbollit te meshkujve ne …