SHQIPERIA MPOSHTET NGA SPANJA, 3 GOLA QE NE PJESEN E PARE

U duk se do shkatërroheshim me gola nga Spanja, por fatmirësisht spanjollët na ndëshkuan me vetëm 3 gola në 30 minutat e para të lojës. 3 – 0 është rezultati përfundimtar i takimit të zhvilluar në stadiumin “José Rico Pérez” mes Spanjës dhe Shqipërisë.

Një takim, që siç pritej foli për vendasit, që dominuan krejt takimin dhe fituan me meritë, edhe pse mund të kishin shënuar edhe gola të tjerë. 3 golat e shënuar në këtë takim për spanjollët mbajnë firmat e Rodrigo në minutën e 16’, Isco në të 24’ dhe Alcantara në minutën e 27’. Nga ana tjetër, kuqezinjtë iu afruan në disa raste goli, ku veçohen edhe dy shtylla të goditura nga lojtarët tanë.

Me këtë humbje, ekipi i drejtuar nga Panuçi mbetet në vendin e 3-të në kuotën e 13 pikëve, 1 më shumë se Izraeli i vendit të katërt, ndërsa Spanja siguron kualifikimin në vendin e parë me 25 pikë. Ndeshja e fundit e grupit për kuqezinjtë luhet të hënën në “Loro Boriçi” ndaj Kombëtares së Italisë.

Lexoni dhe kete

ZHVILLOHET KUPA “MEJDAN ZHIVANI” PËR MOSHAT NË FUTBOLL

Paraditen e së enjtes është zhvilluar një aktivitet shumë interesant në Shkodër, pikërisht kupa “Mejdan …