Breaking News

SHQIPËRIA MUND BJELLORUSINË. VENDOS GOLI I GJINIT

Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave pas barazimit të arritur pesë ditë më parë në Poloni, ka arritur të marrë edhe fitoren e saj të parë në ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës. Në takimin e luajtur në “Elbasan Arena” vajzat e drejtuara nga trajneri Armir Grima kanë fituar me rezultatin 1-0. Fatin e kësaj ndeshje e ka vendosur goli i shënuar në minutat e fundit nga futbollistja e Vllaznisë Luçije Gjini. Në këtë mënyrë, Shqipëria i mbyll këto eliminatore me 4 pikë në vendin e tretë në grup. Trajneri i kësaj kombëtareje Armir Grima, në një prononcim për televizionin Rozafa, dy rezultatet e fundit i konsideron arritje të futbollit shqiptar të femrave.

Nga ana tjetër, vetë Grima mendon se niveli i futbollit të femrave po vjen duke u rritur në Shqipëri, falë edhe interesimit që ka shfaqur Federata për të.

I pyetur ndërkohë për kontributin e futbollisteve shkodrane që janë dhe baza e kësaj kombëtareje, ai shprehet.

Fakti që edhe në ndeshjen ndaj Bjellorusisë kanë qenë në formacionin e kombëtares shqiptare plot 7 futbolliste të Vllaznisë, e tregon më së miri këtë gjë.

Lexoni dhe kete

MARK KROQI NE KRYE TE EKIPIT TE VLLAZNISE SE FEMRAVE NE VOLEJBOLL

Prej pak ditësh, Mark Kroqi i është rikthyer sërish detyrës së trajnerit, vetëm një vit …