Saturday , 25 November 2017

SHQIPËRIA MUND SERBINË. VJERDHA MERR “GONGUN E ARTË”

Tjetër sukses për boksin shqiptar. Pas atij të arritur në “Adem Jashari” në Prishtinë javën e kaluar, kombëtarja shqiptare nën drejtimin e Zef Gjonit ka zënë vend të parë edhe në “Gongun e Artë” të Shkupit. Ky ka qenë verdikti i ndeshjeve finale të zhvilluara ditën e djeshme në ringun maqedonas ku kuqezinjtë tanë ia kanë dalë që me 4 fitues në peshat përkatëse, të mundin Serbinë me 3 fitues. Për ekipin tonë kanë zënë vende të para Ardit Murja, Arjon Kajoshi, Indrit Sokoli dhe Bekim Vjerdha. Ky i fundit madje ka merituar edhe trofeun e “Gongut të Artë” që i jepet sportistit më të mirë të turneut. Vetë boksieri shkodran, në një intervistë për televizionin Rozafa pas kthimit në Shkodër shprehet i lumtur për këtë trofe që do t’i japë edhe më shumë motiv karrierës së tij në të ardhmen.

Brenda një jave kësisoj, kombëtarja shqiptare ka merituar shtatë vende të para si individë me boksierët e saj në Kosovë dhe Maqedoni, ka marrë dy trofe si ekipi më i mirë në të dy aktivitetet dhe po ashtu, ka marrë edhe dy trofe për boksierët më të mirë me Zenelin e Vjerdhën dhe padyshim që këta sportistë dhe këta trajnerë meritojnë respekt e vlerësim.

Lexoni dhe kete

LIKA: ME LUSHNJEN BËMË DETYRËN, DUHET E NJËJTA GJË ME LUFTËTARIN

Fitorja ndaj Lushnjes i ka shërbyer Vllaznisë për të rikthyer qetësinë në aspektin psikologjik megjithatë …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin